Mbyllja e TikTok dhe Snapchat, Rama: Fëmijë e mësues në presion nga rrjetet sociale

30 Nëntor 2024 | 14:33

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe përfaqësues të tjerë të arsimit, kanë risjellë dhe njëherë në vëmendje propozimin për mbylljen e rrjeteve sociale, si “Tik Tok” dhe Snapchat.

Në një takim me prindër të shkollës “Janaq Kilica” në Fier, ministrja e Arsimit, theksoi rëndësinë e rritjes së masave në familje, shkollë dhe komunitet për fëmijët.

“Kërkohen masa të shtuara nga familja, shkolla dhe komuniteti. Ndalohen platformat që sfidojnë autoritetin e mësuesve dhe prindërve dhe çojnë në shqetësimet e fëmijëve. Të shtohen masat për të adresuar çështjet që lidhen me sigurinë në shkolla. Kërkohet angazhimi i të gjithëve. Ne do të luftojmë për të rritur rolet dhe numrin e punonjësve në shkolla, po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla”, tha ministrja Manastrliu.

Ndërkohë kreu i qeverisë theksoi realitetin e ngarkuar në të cilën këta fëmijë, dhe jo vetëm, por edhe të rriturit, jetojnë çdo ditë si shkak i rrjeteve sociale.

“Nuk e sjell këtë këtu për të folur për mediat, por për të kornizuar sfidën që ka sot një familje, edhe të rriturit që janë prindër përballë këtij presioni që rrit tensionin e konfuzionin dhe e bën më të vështirë të kesh qetësinë që duhet që të merresh me pjesën e më të vegjëlve në familje e shkolla. Edhe mësuesit janë nën këtë presion, një furtunë e madhe lajmesh shpesh gjysmë të vërteta”, u shpreh Rama.

Deri më tani janë të raportuara për ketë vit 2000 raste që lidhen me dhunën dhe 90% janë referuar tek prindërit apo punonjësit sociale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026