Shullazit i refuzohet kërkesa për përjashtim të gjyqtares Muça, merr për mbrojtje një avokate amerikane
Sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ku u refuzua përjashtimi nga gjykimi i gjyqtares, Miliana Muça.
Ndërkohë në mbrojte të Shullazit është edhe një avokate amerikane, Lambrini Nassis.
Kjo e fundit u shpreh se çdo person ka të drejtë të ketë një proces të rregullt ligjor.
Ndërsa avokati tjetër i Shullazit, Vladimir Meçe tha se do i drejtohen Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese madje edhe asaj të Strasburgut për këtë çështje.
Shullazi u arrestua në nëntor 2015 bashkë me kushëririn Blerim Shullazi, Gilmando Danin, Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.
Ata u akuzuan për grup të strukturuar kriminal dhe marrje prone me shantazh.
Tre vite më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda i dënoi me 55 vite burg, katërmbëdhjetë vite vetëm për Shullazin.
Çështja prej 2 vitesh ndodhet në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Lexoni gjithashtu:
Kërcënohet avokati i Emiljano Shullazit, Meçe bën kallëzim në polici
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë