Basha për zgjedhjet e ardhshme: Do jemi alternativë, por kemi disa parime…

1 Dhjetor 2024 | 15:00

I ftuar në Euronews Albania, Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha diskutoi mbi angazhimin e tij për të ofruar një alternativë të re politike për shqiptarët.

Ai ka theksuar se dera e tij mbetet e hapur për bashkëpunim mbi parimet e luftës kundër korrupsionit, aleancës me partnerë strategjikë dhe refuzimit të çdo kompromisi me të keqen.

“Prokupimi kryesor është që teatrit politik t’i tregojmë datën e skadencës dhe t’u kthejmë shqiptarëve një alternativë e cila mendon dhe punon për ta.

Dera ime ka qenë dhe mbetet e hapur për një bashkëpunim elektoral bazuar mbi disa parime të thjeshta për luftën kundër korrupsionit, qëndrimi në krah të aleatëve tanë strategjik dhe mos kompromisi me të keqen”, tha Basha.

Ai është shprehur se nuk do të tolerojë vlerat që mbështeten nga klane kriminale dhe ka theksuar se asgjë nuk e pengon për të zgjeruar koalicionin ekzistues, për sa kohë që ai mbështetet në parime të pastra.

“Ne jemi të hapur për ata që qëndrojnë të hapur kundër këtyre vlerave dhe që s’kanë financime nga klanet kriminale, asgjë nuk na pengon të zgjerojmë koalicionin tonë ekzistues. Para qytetarëve të shkojmë vetvetja dhe bashkëpunëtorët tanë ti kemi me kokën lart pa komplekse për ti shërbyer  njerëzve”, shtoi Lulzim Basha.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026