Refik Halili akuza të forta arbitrave: Të mos luajnë me investimet tona

2 Dhjetor 2024 | 09:34

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në prononcimin për Maxsport në Euronews Albania, në përfundim të derbit të kryeqytetit, hodhi akuza të forta për arbitrim të parregullt të ndeshjes ku Tirana barazoi pa gola përballë Partizanit.

Halili tha se federata duhet të marrë masa dhe të shohë presionet që bëhen ndaj arbitrave. Sipas tij, goli i anuluar i Tiranës ishte i rregullt, duke fajësuar arbitrin e VAR.

Ai tha se arbitrat nuk duhet të luajnë me investimet e presidentëve të klubeve.

“Për investimet që bëjnë të gjithë presidentët dhe klubet, të mos lëvizin njerëzit që i bien bilbilit sipas qejfit të tyre.

Arbitrimet dhe arbitrat kudo që janë, janë më të mirët e kampionatit, por dikush i ngacmon. Federata të marrë masa dhe të shikojë kush i ngacmon arbitrat.

Si ka mundësi ky arbitri që ishte sot në VAR, ishte dhe në VAR në Elbasan? Ndaj duhet të marrin masa që mos të luajnë me investimet”, tha Halili.

Ndeshja Tirana-Partizani u mbyll në barazim pa gola, me bardheblutë që humbën edhe një penallti në minutat e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026