Zakharova: Procesi i faljes së Hunter Biden është një “karikaturë e demokracisë”
Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka komentuar sot vendimin e presidentit amerikan Joseph Biden për faljen e djalit të tij Hunter në dy procese gjyqësore, duke e vlerësuar atë procedurë si një “karikaturë të demokracisë”.
Presidenti amerikan Joseph Biden tha të dielën se ai ka falur djalin e tij Hunter Biden në procedurat gjyqësore kundër tij për shkelje tatimore dhe lidhur me mbajtjen e armëve të zjarrit, duke e justifikuar vendimin e tij duke pretenduar se djali i tij i është nënshtruar një ndjekjeje të padrejtë.
“Është një karikaturë në temën e demokracisë”, tha Zakharova sot në një koment për vendimin e Bidenit, transmeton “Izvestia”.
Biden tha se nënshkroi faljen për djalin e tij Hunter të dielën, megjithëse që nga marrja e detyrës ai është zotuar të mos ndërhyjë në vendimet e marra nga gjykatat dhe Departamenti i Drejtësisë.
Ai ka deklaruar se i ka qëndruar atij vendimi deri më tani, edhe pse, siç ka deklaruar, ka parë të birin “të ndiqej padrejtësisht”, raporton “Reuters”.
Në falje thuhet se Biden ka dhënë një falje “të plotë dhe të pakushtëzuar” për Hunter Biden për çdo shkelje midis 1 janarit 2014 dhe 1 dhjetorit të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës