Italianët protestojnë në Tiranë kundër kampit të emigrantëve në Gjadër

2 Dhjetor 2024 | 12:22

Një grup shtetasit italianë kanë zhvilluar të hënë një protestë në Tiranë kundër marrëveshjes së emigrantëve Rama-Meloni.

Me pankarta në duar ku shkruheshin parulla kundër kampit të Gjadrit i ndërtuar për të pritur emigrantët, protestuesit janë zhvendosur para kryeministrisë.

Zbatimi i marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët ka dështuar deri tani dy herë për t’u zbatuar, pasi në të dy rastet që Italia transferoi disa emigrantë në Gjadër, Gjykata në Romë e cilësoi të paligjshme dhe urdhëroi rikthimin e tyre në Itali.

Nga ana e saj kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli kundër gjyqtarëve në Romë, e madje në retorikën e saj përdori edhe argumentin e një vendimi paraprak, pas vendimit për kthimin e emigrantëve në Itali ndërsa u shpreh e vendosur për të vijuar me zbatimin e marrëveshjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjirokastër, Gjykata lë në “arrest në shtëpi” pronarin e pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë masën e sigurisë për pronarin e pishinës ku disa ditë më parë humbi jetën një 15-vjeçar....
11:18 | 14/06/2026

Gjirokastër, panairet e traditës bashkojnë Shqipërinë me Kosovën

Në Gjirokastër panairet e traditës të çelura përgjatë sezonit të verës promovojnë vlerat e artizanatit dhe zejeve si pika të forta për tërheqjen e turistëve....
11:13 | 14/06/2026

I dënuar në Itali për trafik droge, policia publikon pamjet e arrestimit të Moisi Habilajt në Borsh

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i Moisi Habilajt, i cili u kap në një lokal në Borsh gjatë operacionit të koduar “Metodat”....
10:16 | 14/06/2026