Meloni kundër gjykatës për emigrantët në Gjadër: Do ecim përpara me marrëveshjen

19 Tetor 2024 | 16:10

Kampi i Gjadrit mund të vazhdojë të rrijë i hapur, edhe pse për Gjykatën e Romës e humb funksionin për të cilin u ngrit.

Gjasat janë që javën e ardhshme të vijnë një grup tjetër emigrantësh, dhe kjo do të konfirmohet ditën e henë, në mbledhjen e posacme që kryeministrja Xhorxhia Meloni ka kërkuar me kabinetin qeveritar.

“Dua të ecim përpara në marrëveshjen me Shqipërinë. Italianët më kërkuan të ndaloja imigracionin ilegal: Do të bëj çmos për ta kufizuar, por më vjen keq që, në një kohë kur e gjithë Evropa po shikon me interes diçka që po bën Italia, ne po mundohemi si gjithmonë të shprehim në mënyrën tone. Është një çështje që do të zgjidhet së shpejti”, u shpreh Meloni.

Kryeministrja doli kundër gjyqtarëve në Romë, e madje në retorikën e saj përdori edhe argumentin e një vendimi paraprak, pas vendimit për kthimin e emigrantëve në Itali.

Anija e së Rojës Bregdetare me 12 emigrantë është nisur nga Shqipëria për në Bari, pas vendimit të marrë të premten nga seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës, i cili e konsideroi të pavlefshme mbajtjen e tyre në kampin e Gjadrit, me arsyetimin se nuk vijnë nga vende të sigurta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026