Koncerti i veçantë në Elbasan, duartrokitje për bandën e artistëve me aftësi ndryshe
Rreth 20 vite më parë u krijua trupa e vetme muzikore në Ballkan e cila përfshin persona me aftësi të kufizuara. Kjo trupë mbajti një koncert në Elbasan, ku dhuroi spektakël për të pranishmit duke përcjellë mesazhe solidariteti për këtë grup personash, të cilët kanë nevojë të ndihen të barabartë dhe të kenë mundësi të shpalosin atë që dijnë të bëjnë më mirë.
“Plani kombëtar për personat me aftësi të kufizuar, dhe përfshirjen e tyre në aktivitete kulturore synon pikërisht këtë që ne sapo bëmë këtu në Elbasan. Dhe po e bëjmë plot 20 vite në qytetin e Shkodrës. Shkodra është qyteti i kulturës dhe në këtë moment vjen me një thesar me një gur të çmuar në kulturën e saj sepse jep një mesazh të rëndësishëm siç është edhe përfshirja sociale, muzika për art muzika për përfshirje sociale”, thotë Kastriot Façi, drejtues i “The Door Albania”.
Përkushtimi dhe angazhimi i trupës së “The Door Albania” ka ndikuar shumë në shoqëri, duke promovuar integrimin e tyre. Vetë ata shprehen se ndjehen të lumtur që janë pjesë e kësaj trupe muzikore.
“Kam 20 vjet që jam te banda muzikore, i kam pas rënë trompës së vogel, tani i bie baritonit. Jam shumë i kënaqur sepse bëjmë shumë aktivitete me bandën muzikore, kemi shkuar deri në Norvegji”, thotë një nga djemtë.
“U kënaqëm shumë, shpresojmë të vijmë prapë sepse për mua dhe gjithë grupin tim ishte hera e parë”, thotë një nga vajzat.
“Aktiviteti ndikon shumë për ne familjarët edhe për këta. Vajza ruan ditën e hënë dhe ditën e enjte dhe ruan orarin, hajde shkelja pak sikur me prek bishtin e gjarprit, janë tejet të apasionuar”, thotë Rrok Daka, prind i një prej fëmijëve.
Në fund të spektaklit në Elbasan, kjo trupë u nderua edhe me çmimin “Mirënjoheja e Qytetit”.
Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon