SHBA kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

3 Dhjetor 2024 | 08:00

Shtetet e Bashkuara njoftuan kufizime të reja për eksportet me synimin për të frenuar aftësitë e Kinës për prodhimin e gjysmëpërçuesve të avancuar, që përdoren në sisteme armatimesh dhe për inteligjencën artificiale, ndërsa konkurenca mes dy ekonomive më të mëdha të botës vazhdon të intensifikohet.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbrotjen e teknologjisë sonë në mënyrë që të mos përdoret nga kundërshtarët në mënyra që mund të kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

Ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët e saj për të “mbojtur në mënyrë proaktive dhe të fortë rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në fushën e teknologjisë në rang botëror”.

Masa e fundit kufizon eksportet për 140 kompani, përfshirë kommpanitë kineze për prodhimin e gjysmëpërçuese “Piotech dhe SiCarrier Technology”.

Kufizimet prekin edhe kompaninë “Naura Technology Group” e cila prodhon pajisje për gjysmëpërçuesit, sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë dhe njëherësh po rivlerësojmë dhe po përditësojmë kontrollet tona”, tha ZV/Skretari i Tregtisë për Industrinë dhe Sigurinë, Alan Estevez.

Masa e fundit përfshin gjithashtu kontrolle për 24 lloje pajisjesh për prodhimin e çipave dhe tre lloje mjetesh të tjera për zhvillimin ose prodhimin e gjysmëpërçuesve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026