Atalanta 13 ndeshje pa humbje, vendi i dytë në kampionat

3 Dhjetor 2024 | 09:29

Kur flasim për një ekip kompakt, me pak shpenzime dhe një trajner me shumë ide, gjithmonë na vjen në mendje Atalanta e Gasperinit, e cila po kalon një formë të jashtëzakonshme në Itali. Bergamaskët, pasi mposhtën Romën të hënën, e shohin veten në vendin e dytë në kampionat, ndërsa kanë vendosur disa rekorde personale. Një prej tyre është ai i tetë fitoreve radhazi në të gjitha garat.

Përballë kryeqytetasve të Ranierit, bergamaskët triumfuan në transfertë me rezultatin 0-2. Ishte një duel i dominuar prej tyre, me pjesën e parë që nuk prodhoi gola. Në pjesën e dytë, De Roon zhbllokoi shifrat dhe ish-lojtari i Romës, Zaniolo, dyfishoi rezultatin, duke vulosur triumfin e dhjetë të Atalantës në Serie A këtë sezon.

Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në vendin e dytë me 31 pikë, vetëm një pikë më pak se Napoli kryesues, ndërsa ndiqet nga Interi, Fiorentina dhe Lazio. Një statistikë interesante është se humbja e fundit e Gasperinit daton më 24 shtator, në përballjen ndaj Comos, e mbyllur me rezultatin 2-3. Që nga ai moment, Atalanta ka regjistruar vetëm dy barazime dhe njëmbëdhjetë fitore – një sukses i padiskutueshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026