Ndahet nga jeta politikani dhe aktivisti Arben Tafaj
Ish-kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë dhe kryetari i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Lajmin e ka njoftuar familja në faqen personale të Tafajt në Facebook.
Arben Tafaj ishte një politikan dhe aktivist shqiptar, i njohur për angazhimin e tij në fushën e administratës lokale dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Tiranës. Ai ka qenë ekonomist i diplomuar në Fakultetin Ekonomik në vitin 1986. Karriera e tij politike është e lidhur me postin e kryetarit të njësisë bashkiake numër 8 në Tiranë, ku ka shërbyer për tre mandate radhazi, duke fituar gjithmonë më shumë vota në zgjedhjet e çdo cikli.
Arben Tafaj nisi karrierën e tij politike në zgjedhjet e vitit 2003, kur fitoi 4,570 vota, ose 48.65% të votave. Në vitin 2007, ai mori 6,734 vota (56.85%), ndërsa në 2011 arriti 9,634 vota (59.21%). Përveç angazhimit të tij në administratën publike, ai ishte një nga drejtuesit e shoqatës “Tirana”, një grupim civil që promovonte vlerat e trashëgimisë kulturore dhe qytetare të Tiranës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e këtyre vlerave dhe në komunikimin me shoqërinë dhe organizmat ndërkombëtarë.
Një nga kontributet e tij të rëndësishme ishte propozimi dhe lobimi për ndërtimin e pedonales në rrugën “Murat Toptani”, një projekt që synonte mbrojtjen e trashëgimisë historike të qytetit dhe ndalimin e kalimit të automjeteve në këtë rrugë, që është e vetmja rrugë në Tiranë ku nuk lejohet qarkullimi i makinave. Tafaj, si zyrtar i Bashkisë së Tiranës, arriti të bashkëpunonte me administratën e udhëhequr nga Edi Rama dhe qeverinë e Sali Berishës për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për qytetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta