Ndahet nga jeta mjeku i njohur

25 Nëntor 2024 | 10:23

Onkologu i njohur, Agim Karaj, është ndarë nga jeta këtë të diel një ditë para ditëlindjes së tij. Lajmi është bërë publik nga familja, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku i cdekjes së mjekut të njohur.

“Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje shumë të madhe njoftoj ndarjen nga jeta të babait tonë Prof.Dr Agim Karaj. Pritja dhe përcjellja bëhet tek funerali në Rrugën Bardhyl përballë postes shqiptare nr 32.Homazhet fillojnë sot ditën e hënë ne orën 10.00 dt 25.11.2024.Ceremonia e varrimit bëhet ditën e martë në datë 26.11.2024 ora 11.00.Varrimi bëhet në Tufinë. Me respekt, nga familja”, shkruhet në mesazhin e familjes.

Pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1975, Dr. Karaj nisi karrierën e tij si kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më pas u specializua në kirurgji onkologjike.

Në vitin 1987, ai u specializua në Institutin “Gustave Roussy” në Paris, një nga qendrat më të mira në botë për onkologji dhe onkoplastikë. Karriera e tij u zhvillua më tej me trajnime dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, si dhe referime në institucione prestigjioze si Instituti i Onkologjisë në Milano.

Në vitin 1990, Dr. Karaj emigroi në Kanada, ku përmes përkushtimit dhe sakrificës, arriti të ndërtonte një jetë të re për veten dhe familjen e tij. Pas stabilizimit të familjes, ai u kthye në Shqipëri në vitin 1996 dhe vazhdoi të jepte kontributin e tij si shef i kirurgjisë në Spitalin Onkologjik deri në vitin 2015.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026