Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë anëtari i Gjykatës së Lartë

17 Nëntor 2024 | 10:39

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë Darjel Sina, ish-komisioner publik dhe  anëtar i Gjykatës së Lartë. Sina ishte shkëputur përkohësisht nga detyra për shkak të sëmundjes.

“Me trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të Gjykatës së Lartë, z. Darjel Sina.

Z. Sina iu bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje. U prehtë në paqe!” thuhet në një njoftim të Gjykatës së Lartë.

Ditën e nesërme do ti jepet lamtumira e fundit dhe familjarët e tij dhe kolegët kanë njoftuar për homazhet që do të zhvillohen në nder të Darjel Sinës.

“Për ti dhënë lamtumirën gjyqtarit të ndjerë Darjel Sina, homazhet do të zhvillohen në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ditën e Hënë, datë 18.11.2024, nga ora 09.00 – 12.00, prej nga do të përcillet trupi për në varrezat e Sharrës. Ky njoftim bëhët nga Familja dhe kolegët e gjyqtar Darjel Sinës”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026