Vendimi i Gjykatës së Romës, 12 emigrantët lënë kampin e Gjadrit, nisen për Itali
12 emigrantët të cilët erdhën të mërkurën në Shqipëri, tashmë u kthyen sërish në Itali. Refugjatët u nisën këtë të shtunë me anijen “Guardia costiera” , e cila erdhi në Portin e Shëngjinit rreth orës 8 të mëngjesit.
Gazetarja Ortensa Budlla ka konfirmuar për Euronews Albania se anija me emigrantët është nisur sërish drejt Italisë.
“Janë larguar 12 refugjatët të cilët mbërritën të mërkurën në Shqipëri. Anija “Guardia costiera” mbërriti rreth orës 8 të mëngjesit në portin e Shëngjinit dhe vetëm një orë më pas është bërë e mundur sjellja e emigrantëve nga kampi i Gjadrit në portin e Shëngjinit, për tu nisur menjëherë drejt Italisë”,-tha gazetarja Ortensa Budlla.
Kujtojmë se ditën e djeshme gjyqtarët e Seksionit të Emigracionit të Gjykatës së Romës kanë vendosur se 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen në Itali, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.
LEXONI GJITHASHTU:
- 12 emigrantët në Gjadër do kthehen në Itali, mbërrin në Shëngjin anija për t’i marrë
- Marrëveshja me emigrantët, Gjykata e Romës: Të gjithë refugjatët të kthehen në Itali
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë