“Biden po i hedh benzinë zjarrit”- Kremlini bën reagimin e fortë për Ukrainën
Joe Biden po i hedh benzinë zjarrit duke i dhënë më shumë ndihma dhe garanci Ukrainës në ditët e fundit të presidencës së tij, ka thënë Kremlini.
Antony Blinken njoftoi të hënën paketën e re të armëve amerikane për Kievin, me vlerë 571 milionë dollarë, e cila përfshin raketa Stinger, municione për sistemet raketore të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS), dronë dhe mina tokësore.
Duke folurmëngjesin e kësaj të marte, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “administrata aktuale po ndjek qëllimet e saj, dhe linja e saj konsistente është që kjo luftë të mos ngadalësohet.”
“Administrata Biden po bën gjithçka që mundet për të shtuar më tej benzinë në zjarr.
Në të njëjtën kohë, kjo dhe paketa të tjera ndihme nuk mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve, nuk mund të ndikojnë në dinamikën në vijën e frontit”, tha Peskov.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve