Lufta ndaj parave të pista, Indeksi i Bazelit: Shqipëria ka bërë progres
Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj, në luftën kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit. Indeksi i Bazelit, i cili pasqyron çdo vit ecurinë e rrezikut dhe progresit të qeverive globale, e vlerëson Shqipërinë me 4.35 pikë.
Me sistem pikëzimi nga 0 në 10, ku 10 tregon nivelin më të lartë të riskut, vendi ynë qendron këtë vit mes shteteve me risk të ulët.
Vlerësimi tregon se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm renditjen në një dekadë, duke iu larguar notës 5 e sipër.
Progresi i arritur nga Shqipëria është rezultat i masave të ndërmarra, në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të Moneyval, i cili zë peshën kryesore në këtë vlerësim me 65%.
Me pikët që ka marrë, Shqipëria ka një pozicion më të mirë edhe se disa vende europiane si Italia, Hollanda, Hungaria, Kroacia e Bullgaria.
Indeksi i Bazelit vlerëson 18 tregues në pesë fusha; si kuadri ligjor, korrupsioni, transparenca, përgjegjësia publike dhe risqet ligjore e politike.
57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni