I riu ekselent nga Korça: Jam me aftësi ndryshe, nuk punësohem nga institucionet

3 Dhjetor 2024 | 17:07

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara mbahen më dhjetëra aktivitete në Shqipëri por realiteti që 22-vjeçari nga Korça tregon, flet më shumë se fjalët e çdo podiumi.

Amet Osmani nga Korça, është 22-vjeçari ekselent i cili edhe pse i arsimuar, ai tregon se nga fakti që është person me aftësi të kufizuara, nuk është punësuar nga institucionet lokale shtetërore apo qoftë dhe ato private.

Edhe pse ligji i detyron këta të fundit që në mes të stafit të kenë edhe persona me aftësi ndryshe, sërish ai e ka të vështirë të gjejë një vend pune.

“Unë kam përfunduar studimet bachelor në administrim biznesi, me rezultate të mira dhe masterin gjithashtu me rezultate shumë të mira, me mesataren 9.67”. Për më tepër, unë nuk jam në punë, jam në shtëpi. Duhet thënë se në Shqipëri e sidomos në Korçë nuk janë kushtet e një individi me aftësi të kufizuara që e ka të vështirë të ecë”, tha Osmani.

Ai tregon për rastet e shumta kur ka kërkuar për punë, ku në shkëmbim ka marrë një sërë refuzimesh me arsyetime të ndryshme.

“Kam kërkuar punë në disa vende në Bashki dhe më kanë thënë se nuk kishte vende të hapura, duhet të prisja njoftimet të cilat sipas tyre dalin çdo të premte por në fakt nuk dalin. Ndërsa në zyrat e punës me kanë thënë se duhet të pres për një lajmërim që duhet të vijë nga një biznes që ofron mundësi”, shton ndër të tjera 22-vjeçari.

Jetesa për Ametin në Shqipëri është shpesh e komplikuar, edhe për shkak të paragjykimeve të cilat ai has herë pas here. Sipas tij, në disa raste është e vështirë e në qytete të tjera është akoma dhe më vështirë.

“Jetesa në Shqipëri është e vështirë për shkak të infrastrukturës, ose dhe mentaliteti i disa njerëzve. Ka dhe njerëz që të paragjykojnë, edhe kur nuk ta thonë, e kupton”.

Edhe pse i demoralizuar për të pasur të drejtat minimale në shoqëri, mesazhi i 22-vjeçarit është shpresëdhënës.

“Duhet të kesh dëshirën për të bërë gjëra të ndryshme, kur ke dëshirë, mënyra është më e lehtë për t’u gjetur. Të kenë dëshirë e të provojnë sepse do arrijnë diçka”, tha 22-vjeçari Amet Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026