Vëlla e motër në karrige me rrota: Ka njerëz që na shohin ftohtë
Në emisionin People të Flori Gjinit në Euronews Albania ishin në një lidhje direkte Endi dhe Angel Duhanxhiu nga Elbasani, vëlla e motër të cilët janë në karrige me rrota.
Pavarësisht vështërsive të dy janë shkolluar ndërsa Angel është diplomuar, Endi vijon në vitin e dytë për Ekonomi-Turizëm. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ata folën për veten e tyre, si ndodhi që janë në karrige me rrota, si e kalojnë kohën e lirë si dhe vështërsitë në jetën e përditshme.
Ata thanë se mësuesit janë sjellë gjithmonë shumë mirë me ta, gjithashtu dhe fqinjët përpiqen ti ndimojnë por kur dalin jashtë në rrugë ka shumë njerëz që mund ti vështrojnë ftohtë.
“Po e ndjejmë një lloj paragjykimi, jo shumë por nuk janë të gjithë që të shohin me sy të mirë”.
Në Shqipëri ekzistojnë gjithsej 6 shkolla speciale për nxënësit me aftësi të veçanta, konkretisht në Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)