Si populli në Korenë e Jugut ndaloi grushtin e shtetit: Gruaja i merr armën ushtarit
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tronditi kombin në një fjalim televiziv të martën vonë, duke shpallur ligjin ushtarak dhe duke urdhëruar forcat e ushtrisë të marrin kontrollin mbi ndërtesën e Asamblesë Kombëtare, ku zhvillohen mbledhjet e parlamentit.
Njoftimi shkaktoi një reagim të menjëhershëm, duke i nxitur qytetarët koreano-jugorë të dalin në rrugë për protesta masive, duke përballuar të ftohtin e dhjetorit. Ata kërkuan dorëheqjen e Presidentit dhe heqjen e ligjit ushtarak.
Përplasja zgjati rreth 6 orë, me kamerat që kapën momentet e zemërimit dhe guximit të qytetarëve përpara forcave të armatosura. Ndërkohë që ligjvënësit përpiqeshin të hynin brenda për të mbajtur votimin e tyre, përleshjet shpërthyen në hyrje të Asamblesë Kombëtare mes turmës së njerëzve dhe ushtarëve të armatosur rëndë. Pamjet e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ahn Gwi-Ryeong, u bënë virale në rrjet, ku ajo i kapi armën një ushtaraku dhe i kërkoi të largohej. “Lerini deputetët të shkojnë. Nuk të vjen turp?”- dëgjohet të thotë ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=RgtTdmKIZ0M
Në Korenë e Jugut, presidenti ka prerogativën për të shpallur gjendjen ushtarake, por një votim në parlament mund ta rrëzojë atë. Duke e ditur këtë, ligjvënësit filluan të mblidhen në Asamblenë Kombëtare sapo morën vesh për lëvizjen e kreut të shtetit, duke shpresuar të futen brenda sallës së parlamentit, e cila ishte ruajtur nga ushtria.
Ndërkohë, lideri i opozitës, Lee Jae-myung, i cili humbi ngushtë nga Yoon në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, gjatë një lidhjeje live nga makina e tij, u bëri thirrje qytetarëve të mblidhen jashtë parlamentit. Ai kërkoi që njerëzit të ndihmonin ligjvënësit të hynin brenda për të votuar shfuqizimin e ligjit ushtarak.
“Ekziston një mundësi shumë e madhe që ushtria të mobilizohet për të arrestuar anëtarët e parlamentit. Ju lutemi ejani në Asamblenë Kombëtare. Edhe pse është shumë vonë, u takon qytetarëve tanë të mbrojnë këtë vend. Ne do të rrezikojmë edhe jetën tonë për të mbrojtur demokracinë e këtij vendi,” tha lideri i opozitës.
Sipas analistëve, lëvizja e presidentit cilësohet si një grusht shteti për të marrë kontrollin e plotë të qeverisë, pas akuzave ndaj tij dhe bashkëshortes për korrupsion.
Pas 6-orësh përleshje, presidenti u tërhoq dhe ai do të përballet tani me procesin e shkarkimit nga parlamenti.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë