U dënua me burg, Salianji rekurs në Gjykatën e Lartë. Kundërshton vendimin e Apelit
4 Dhjetor 2024 |
16:45
Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.
Ai u dënua për kallëzim të rremë pas një gjyqi që zgjati disa vjet, për një denoncim mediatik që ish-deputeti kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali.
Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku ka kërkuar rrëzimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit që e dënoi me 1 vit burg, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më parë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta