“Jam i burgosur politik”/ Salianji letër Europarlamentarëve: Çfarë kërkoj prej jush
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili aktualisht po vuante dënimin për “kallëzim të rremë” në burgun e Fierit, i ka dërguar një letër ambasadorëve të BE në Shqipëri dhe eurodeputetëve që ndodhen këtë të martë në Tiranë në kuadër të takimit të 18-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Ne letër Salianji denoncon akuzat që e kanë çuar në burg, të cilat sipas tij janë të montuara politikisht
Ai kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ndërhyrjen e tyre për të mbrojtur demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri.
Salianji thekson në letër ‘si rast të pahasur më parë’ se trafiku ndërkombëtar i drogës bëri bashkë kaq shumë segmente të shtetit për ta dënuar atë me 1 vit burg për shkak se denoncoi një trafikant droge.
Deputeti opozitar rreshton të gjithë ndicjet e përfshirjes së kryeministrit dhe të tjerëve procesin kundër tij. Si dhe një kronikë të plotë të ngjarjes që çoi në dënimin e tij, duke renditur edhe provat shkencore që nuk u morën parasysh nga prokuroria dhe gjykata.
Nënkryetari i grupit parlamentar, në mbyllje të letrës e thekson si politik, procesin dhe dënimin, edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, dhe kur vinte pas dy rezultateve pozitive, një në qarkun e Korçës dhe nga një fitore në bashkinë e Kavajës.
Në mbyllje, Salianji u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë.
Bashkë me letrën përfaqësuesve të huaj u është dërguar edhe kronologjia e plotë e ‘dosjes Xhafaj’.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen