Koçiu: 4200 viktima të dhunës përfituan mbështetje gjatë vitit 2024
4,200 viktima të dhunës kanë marrë shërbime të specializuara në 11 muajt e vititi 2024.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, gjatë pjesëmarrjes në konferencën “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën digjitale” pjesë e së cilës ishte edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe përfaqësues nga Këshilli i Europës, të ambasadës së Suedisë dhe Zvicrës, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
“Kemi ngritur një tërësi shërbimesh të specializuara. Sot numërojmë 40 të tilla duke nisur nga strehëzat e emergjencës, nga këshillimet, nga referimet dhe qendrat e trajtimeve të dedikuara për viktimat e dhunës, por ndërkohë edhe për fëmijët dhe familjet e viktimave të dhunës. Janë mbi 4.200 viktima të dhunës që kanë përfituar nga këto shërbime gjatë 2024-s, dhe këtu flas për cdo lloj dhune”, tha minsitrja Koçiu
Në kuadër të Fushatës Kombëtare të 16 ditëve të aktivizmit me moto “Asnjë Justifikim: Bashkë Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave”, koci këkroi që vijohet me angazhimin e përbashkët për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore.
SINKRON ALBANA KOÇIU MINISTRE E SHËNDETËSISË, kemi vendosur dhe po ndërmarrim masa të forta për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, përfshirë ato të mundësuara nga teknologjia. Me shumë rëndësi në këtë luftë të rëndësishme është forcimi dhe zgjerimi i mekanizmave të koordinuar të referimit në të 61 bashkitë e vendit”,
Ministrja theksoi se po bashkëpunohet me të gjithë partnerët për të përforcuar programet e ndërgjegjësimit si dhe për të përafruar kuadrin tonë ligjor me direktivat e BE.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës