I gjetën kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 64-vjeçari
Policia e Pogradecit ka arrestuar 64-vjeçarin Xhevahir Cake të cilit i janë gjetur banesë një arme zjarri të tipi kallashnikov, municion luftarak e fitila ndezës.
Te gjitha këto policia e Pogradecit i ka gjetur në banesën e 64-vjeçarit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative.
Policia po heton për të mësuar diçka më tepër rreth pranisë së armatimit në banesën e Xhevahir Cake, për të kuptuar nëse armët i përkasin 64-vjeçarit apo personave të tjerë.
Operacioni është kryer pasditen e sotme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Pogradec operacioni policor i koduar “Gurrasi”.
Gjatë operacionit goditet një rast i armëmbajtjes pa leje
Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, kapsolla detonatore e elektrike e fitil zjarr përcjellës
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. C .
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, një sasi municioni luftarak, kapsolla detonatore dhe elektrike dhe fitil zjarr përcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. C ., 65 vjeç dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush