Sondazhi për deputetët, Klosi: Ka ikur koha e individit, rëndësi ka forca politike

4 Dhjetor 2024 | 22:22

Sekretari i Përgjitshëm i PS-së, Blendi Klosi foli në Euronews Albania në lidhje me sondazhin e Datacentrum dhe Barometri lidhur me vlerësimin e qytetarëve për deputetët.

Ai u shpreh se ka marrë fund koha e deputetit si individ pasi rëndësinë dhe rolin kryesor e ka forca politike, duke theksuar sipas tij se një deputet nuk mund të bëjë asgjë pa mbështetjen e partisë.

“Nuk është logjike që dikush të premtojë gjëra personale, që do bëj këtë dhe do bëj atë. Nuk e bën dot, e bën forca politike e tij, pra është shumë e vështirë që ti të fitosh një zonë elektorale ose një mandat deputeti nëse ti si forcë politike e bazon gjënë me individin.  Njerëzit nuk votojnë më për emrin, por votojnë për partinë politike, prandaj ka ndryshuar koncepti i të qenit deputet. Jo për ta ulur figurën e deputetit, por ky është realiteti, dhe në fund fare përgjegjësia është e forcës poltike dhe jo e individit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025