Nisin intervistat për zgjedhjen e shefave të komisariateve, lista e aplikantëve
Mbahen këtë të enjte intervistat në kuadër të garës përzgjedhëse për shefat e rinj të komisariateve.
Intervistat do të nisin në orën 12 dhe intervistimi do të zgjasë maksimumi 20 minuta. Komisioni i vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme përbëhet nga tre gra: kryetare Alma Përmeti, anëtare Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari.
Këtë të enjte do të intervistohen 26 aplikantët e parë dhe ky proces do të zgjasë deri më datë 10 Dhjetor.
Janë 290 kandidatë që kanë shprehur interesin për të drejtuar komisariatet në të gjithë vendin. Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu gra, dhe mbetet për t’u parë nëse ndonjë nga 48 komisariatet do të drejtohet nga një shefe e re.
Për këtë pozicion kanë aplikuar edhe të gjithë shefat aktualë të komisariateve, të cilët kanë hedhur kandidaturën për ta mbajtur postin.
Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve përbëhet nga tre anëtarë: një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, një përfaqësues nga Policia e Shtetit dhe një nga Akademia e Sigurisë. Kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere të caktuara, duke përfshirë mbajtjen e një grade të rolit të parë drejtues, të mos kenë shkelje të rënda disiplinore dhe të mos kenë konflikt interesi.
Lista e emrave të aplikantëve:

LEXONI GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush