Grupi kriminal i mikrokredive në SPAK, zbardhen abuzimet në dëm të qindra qytetarëve

8 Dhjetor 2024 | 13:37

Euronews Albania siguron dosjen e plotë të skandalit të mikrokredive të çuar nga Prokuroria e Tiranës për hetime të mëtejshme në SPAK.

Si bëhej mashtrimi me pasoja të rënda nga grupi i strukturuar kriminal?

Fiqiri dhe Zahide Bruci nuk e kishin menduar asnjeherë se marrja e një overdrafti për shkollimin e fëmijëve, do ti përfshinte më vonë në një skemë mashtrimi dhe përndjekje problemesh ekonomike, nga e cila nuk kanë dalë edhe sot. Pa i vënë në dijeni banka i shiti ‘MCA Albania’, debin/detyrimin e kamatës prej vetëm 7 mijë lekësh të cilën e shlyen 20-fish. Në vorbullën dhe skemës e presioneve, ku ju bllokuan dhe llogaritë e pagave, kjo familje iu nënshtrua kushteve të paligjshme duke u detyruar të merte një kredi konsumatore e cila po ashtu më vonë iu shit një tjetër institucioni financiar që bashkëpunonin në këtë skemë.

“Përvec dëmit të madh ekonomik, neve na është shkaktuar një dëm i madh psikologjik dhe moral prej të cilit familja ime nuk po mundet të jetojë normalisht ” ka deklaruar Fiqiri Bruci në prokurorinë e Tiranës.

Në arsyetimin dhe shembujt e prokurorëve Ndini Tavani, Antoneta Sevdari dhe Arben Agovi që vendosën ta çojnë dosjen në SPAK, renditet dhe rasti fatkeq i Pal Trashaj që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë pasi ishte përfshirë në ‘vorbullën’ e mikrokredive.

“Pal Trashaj, pavarësisht ankesave të tij të shumta vendosi të paguante një detyrim goxha të lartë dhe mendoi se e zgjidhi “hallin” me bllokimin e pronave të tij dhe pagoi 360,500 lekë duke shlyer në total detyrimin. Por pronat e tij nuk u zhbllokuan sepse për një detyrim tjetër që sipas MCA, i kishte fillesat në vitin 2008, në vlerën 27,935 Leke ishin vendosur sekuestro mbi pasuritë e tij nga përmbaruesi Fatos Alimadhi, madje kishte filluar edhe procedura e shitjes në ankand nga përmbaruesi Rigels Bejko” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Të ashtëquajturat ristrukturimet e kredive apo ankandet fiktive janë raste të tjera ku është ndalur prokuroria e Tiranës.

“Një mënyrë tjetër e paligjshme e përdorur nga shoqëritë MCA dhe Final është kalimi i pronave me ankande fiktive. Kjo skemë është përdorur gjatë viteve po ka marrë përmasa masive në vitin 2023, siç u përshkua më sipër gjatë vitit 2023 janë zhvilluar më shumë se 2000 ankande fiktive ” evidenton organi akuzës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026