“Nuk jemi atraktivë”, Pogoni: Futbolli shqiptar është në informalitet
Në Max Sport në Euronews Albania u diskutua mbi problemet financiare të sportit në Shqipëri e veçanërisht futbollit. I ftuar në studio, specialisti i sporteve Artan Pogoni tha se sporti në Shqipëri nuk po arrin të jetë atraktiv dhe të tërheqë shikues.
Pogoni bëri krahasimin mes interesit kur luan Kombëtarja me evente të tjera si derbi i kryeqytetit dhe vuri në dukje diferencën e madhe dhe të trishtë.
“Së pari nuk kemi një ligj që ti favorizojë investuesit në sport, se dhe ata duan lehtësirat e tyre fiskale që ti japin ato para. Sporti te ne nuk po arrin të jetë atraktiv, produkti nuk është ai që duhet, që të shitet në treg” tha Pogoni.
Ai gjithashtu evidentoi informalitetin si një ndër problemet kryesore në sportin shqiptar ku pothuajse i gjithë komuniteti sportiv rrezikon që në moshën e pensionit të figurojnë me zero kontribute.
“Më vjen keq ta them po një pjesë e mirë e sportit shqiptar funksionon në informalitet. Informaliteti që egziston si te futbolli i madh, se e di shumë mirë se si funksionon dhe të shkretët ata që do luajnë 10-15 vite futboll, ose volejboll, ose basketboll dhe do dalin si këta që nuk kanë marrë asnjë ditë pension me këtë punë”, tha Pogoni.
Ndërsa ish-futbollisti i Kombëtares Ilirjan Alliu pranoi një realitet të hidhur pasi sipas tij rreth 12-vite kur ai ka qenë në kulmet e karrierës së tij nuk kishte asnjë lloj kontributi në sigurimet shoqërore.
“Kam luajtur mbi 12 vjet në nivele të larta por nuk kam asgjë si kontribut në sigurime shoqërore për këto 12 vite dhe as nuk jam bërë kurjoz që ti shof pasi funksiononte që kontaktoheshe direkt nga president i klubit”, tha Alliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West