Vidhte bizhuteri dhe para në banesa, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

9 Dhjetor 2024 | 13:17

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësi” ku pas provave të siguruara ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar për 3 raste të vjedhjes në banesa dhe 1 rast i tentativës për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari është autor i 3 rasteve të vjedhjes në banesa konkretisht:

-më datë 05.12.2024 ka vjedhur bizhuteri në banesën e shtetasit D. V.;

-më datë 03.12.2024 ka vjedhur bizhuteri në banesën e shtetasit E. D.;

-më datë 07.12.2024 ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në banesën e shtetasit F. K..

Gjithashtu, 33-vjeçari ka tentuar të vjedhë në dyqanin ushqimor në pronësi të një shtetaseje, në lagjen “Skënderbej”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026