Investim i suksesshëm në futboll! Eksperti Soko: Duhet kapital i madh dhe kohë
I ftuar në studion e MAX Sport në Euronews Albania, eksperti i ekonomisë Pano Soko sqaroi se pse në futbollin shqiptar po mungojnë investimet duke sqaruar dhe riskun e ndërmarrjes së një hapi të tillë.
Soko tregon hapat dhe mënyrën sipas tij për të qenë i suksesshëm një investim në futboll ose në sport duke theksuar se duhet kapital i madh dhe kohë.
“Futbolli ndahet në atë tip biznesi që kërkon një investim shumë të madh paraprak. Nëse do para të shpejta hap Fast Food ose supermarket sepse futbolli është biznes luksi që kërkon paradhënie shuma të mëdha që të arrish suksesin. Nëse ti tenton me pak para të fitosh shumë, do jesh i dështuar pasi në këtë fazë biznesi është një gropë e madhe që vetëm do të thithë para, nuk do të japi”, tha Soko.
Pano Soko shpjegoi se që të kuptohet filozofia në sport duhet të dështojnë disa njerëz dhe kur gjëja të fillojë me konceptin e duhur, atëherë sipas tij do të kemi afrime të bizneseve të mëdha drejt sportit.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nuk jemi atraktivë”, Pogoni: Futbolli shqiptar është në informalitet
- Tufa: Ku shkojnë 4.5 milionë euro që gjeneron futbolli i moshave
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng