Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë në spital 63-vjeçarja

10 Dhjetor 2024 | 10:41

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në autostradëën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një këmbësore 63-vjeçare është përplasur nga një automjet në aksin që lidh kryeqytetin me Durrësin.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026