Tranzicioni i pushtetit në Siri, kreu i rebelëve takohet me kryeministrin e Assad
Shumica e ministrave në Siri janë kthyer në punë pasi rebelët rrëzuan nga pushteti presidentin Bashar al Assad. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit.
Por, një zyrtar i OKB-së ka deklaruar se sektori publik sirian ka pësuar një ‘ngërç të papritur’, me punonjësit shtetërorë që nuk janë kthyer në vendet e punës.
Rebelët sirianë lajmëruan se lideri i tyre, Abu Mohamed al Jolani u takua në Damask me kryeministrin në ikje që drejtoi qeverinë e Assad.
Bisedimet u fokusuan tek tranzicioni politik në vend, bëri të ditur koalicioni i kryengritësve.
Ndërkohë, Britania dhe Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e heqjes së lëvizjes anti-Assad nga lista e organizatave terroriste.
Nga ana tjetër, valë refugjatësh u kthyen në Siri nga vendet fqinje, me shpresën për një jetë më paqësore.
Në zona të ndryshme të vendit, familjarë të shumtë po presin jashtë burgjeve, zyrave të shërbimeve të sigurisë dhe gjykatave, me shpresë për të gjetur njerëzit e tyre të burgosur nga regjimi i Assad.
Kreu i guerrilasve bëri të ditur se shumë shpejt do të publikojë emrat e oficerëve të sigurisë të përfshirë në këto akte.
Ai tha se do të ofrohen shpërblime për kë do të japë informacione mbi identitetin e oficerëve të përfshirë në “krime lufte”.
LEXONI GJITHASHTU:
Parandalohet sulmi me bombë në një aeroport në Kaliforni, arrestohet 49-vjeçari
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 21:00 Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!
- 21:00 Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet
- 20:54 Andoni Iraola emërohet trajneri i ri i Liverpoolit
- 20:44 Parandalohet sulmi me bombë në një aeroport në Kaliforni, arrestohet 49-vjeçari
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë