Humb jetën punonjësja e policisë në Tiranë, u rrëzua te Piramida
10 Dhjetor 2024 |
15:45
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të martë, ku një punonjëse e policisë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Viktima është identifikuar si Alesia Lumi, 22 vjeçe, e cila disa ditë më parë kishte pësuar një aksident të rëndë pranë Piramidës në Tiranë, jashtë orarit të shërbimit.
E reja kishte marrë dëmtime serioze në kokë si pasojë e rrëzimit aksidental dhe u shtrua në shërbimin e Neurokirurgjisë për trajtim. Fatkeqësisht, për shkak të një hemorragjie të rëndë, ajo nuk arriti të mbijetonte.
Alesia Lumi kishte vetëm dy muaj që ishte bërë pjesë e radhëve të Policisë së Shtetit dhe shërbente pranë Komisariatit të Kamzës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur