Sa paguhet deputeti në Shqipëri, të ardhurat mujore 400 mijë lekë, gjysma shpërblime
Borderoja e parlamentit tregon se në muajin nëntor, deputetët dhe ministrat morën 28.4 mln lekë paga, dhe 22 mln lekë të tjera përfitime nga dietat, karburanti, qiraja e telefoni.
Për ligjvënësit në Kuvend, prej afro një viti pagat janë dyfishuar, me vendimin që i çoi ato në 225 mijë lekë nga 115 mijë lekë në vlerë neto.
Ndërkohë edhe honorarët, rimbursimi i karburantit, qirasë, telefonit dhe pagesat e tjera janë rritur ndjeshëm, pasi në kuvend u miratua ligji për pagat edhe shpërblimet.
Për shembull, një deputeti i paguhet për telefonin 17 mijë lekë, për karburantin 40 mijë lekë dhe për mbledhjet në komisione deri në 10 mijë lekë.
Këto të fundit së bashku me honoraret, nuk janë të unifikuara dhe ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet, e disa prej tyre marrin mbi pagën edhe 387 mijë lekë përfitim.
Nga borderoja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 400 mijë lekë, dhe disa prej zyrtarëve të cilët kompensohen për qiranë e banesës përfitojnë të ardhura deri 612 mijë lekë në muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta