Djali i xhaxhait të Bashar al-Assad: Rebelët mbështeten nga Erdogan
Euronews Albania zhvilloi një intervistë me Ribal al-Assad, kushëriri i parë i liderit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad. Në intervistën ekskluzive me gazetarin Thimi Samarxhiu, Ribal al-Assad tha se rebelët në Siri kontrollohen nga Erdogan dhe nuk dihet se cilat janë qëllimet e tyre në të vërtetë.
Ribal al-Assad tha se me ardhjen e tyre në pushtet Siria rrezikon të kthehet në një vend të sigurt për gjihadistët e të gjithë botës dhe nëse kjo ndodh sipas tij do të ishte katastrofë për Evropën dhe gjithë botën.
“Duhet të bëjmë kujdes më kë po merremi vesh pasi këta njerëz nuk përfaqësojnë demokracinë, flas këtu dhe për nismën që Britania e Madhe dhe SHBA-të po heqin (HTS) nga lista e oraganiztave terroriste pasi gjatë ofensivës së tyre nga Alepo në Damask ata bënë masakra. Ata po luftojnë si të gjitha grupet gjihadiste dhe tani nuk mund ti lejojmë këta njerëz të marrin nën kontroll Sirinë dhe ta kthejnë në një vend të sigurtë për gjihadistët e të gjithë botës dhe nëse kjo ndodh do jetë katastrofë për Evropën dhe gjithë botën”, tha ai.
Ribal al-Assad tha se rebelët në Siri kontrollohen nga Erdogan dhe influenca e tyre mund të jetë vetëm tek arabët shiit në Liban dhe Emiratet e Bashkuara.
“Këta njerëz kontrollohen nga Erdogan dhe mund të kenë influencë vetëm tek arabë shiit në Liban dhe Emirate dhe se vendet perëndimore nuk mund të harrojnë se pas shpërbërjes se Perandorisë Otomane ne i pamë pasojat që ndodhën dhe nuk duhet që një histori e ngjashme të përsëritet. Sirianët i kanë sytë në vendet Evropiane sepse ëndërrojnë për një jetë më të mirë, të gjithë njerëzit duan të jenë të lirë me rend, ligj dhe Kushtetutë që nuk merr parasysh dallimet etnike por unë dyshoj shumë për këtë sa i përket Sirisë sepse nuk dihet si do jetë fati mes sheitëve dhe sunitëve dhe unë kam dyshimet e mija nëse do të ketë një barazi prandaj duhet të kontrollojmë këta persona dhe të kuptojmë qëllimet e tyre”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit