“U përpoqën të pengonin procesin e anëtarësimit në BE”, Rama: Folën për komplote

11 Dhjetor 2024 | 18:03

Kryeministri Edi Rama tha këtë të mërkurë në një takim me ambasadorë të nivelit të lartë për luftën kundër korrupsionit  se pa realizuar reformat, Shqipëria nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se duhet të përfundohet rruga që është nisur, ai tha se Shqipëria ndodhet në një fazë domethënëse për kryerjen e detyrave të saj, afat për të cilat është 2027-a.

“Dokumenti analitik prej rreth 700 faqesh dhe puna e bërë janë pjesë e gjysmës së dytë të këtij viti, ndërkohë që gjysma e parë është konsumuar me frymën e skepticizmit, dyshimeve dhe kundërshtive apo akuzave. Ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme, themelore për këtë proces.

Dyshimet, hezitimet kanë qenë vërtet shqetësuese për mua personalisht sepse ne nuk e kemi luksin të humbasim kohë për gjëra të qarta si drita e diellit, por një provë kokëfortë e faktit se pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës europiane të Shqipërisë, këtu përfshij dashamirës e kritikë, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave. Fare!

Përtej asaj që duket e lexohet sipërfaqësisht kjo fazë është marramendëse sa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë, gjithë sistemi. 6 muaj në ndërkohë që ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë brenda dekadës, shtuar këtu edhe plani i dakordësuar, shumë agresiv sëbashku me KE që Shqipëria t’i përfundojë detyrat brenda 2027-ës na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, ngurrimet e lëre pastaj me akuzat apo edhe përpjekjet për ta penguar procesin.

U gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm, Fatmir Xhafa e Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi. Prandaj, bëjnë mbledhje secrete dhe po thurin një komplot”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026