“Na akuzojnë se po bllokojmë SPAK”, Rama: Pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim të nivelit të lartë me ambasadorë të akredituar në Tiranë për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni.
Rama iu përgjigj akuzave për përpjekje të bllokimit të SPAK dhe reformës në drejtësi përmes Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj, duke theksuar se forca e vetme që bëri të mundur reformën në drejtësi është PS.
“Kemi dëgjuar akuza të tilla se kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi dhe kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe forca që angazhohen për të dalë menjëherë në mbrojtje.
PS forca që qeveris vendin prej 2013 është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi dhe pa bindjen absolute dhe vullnetin e hekurt të PS jo Amerika, jo Europa po të gjithë të tjerët të bëhen bashkë nuk do bënin dot të mundur këtë reformë. Pa diskutim që pa mbështetjen e aleatëve strategjikë kjo reformë do kishte pasur një rrugë tjetër dhe do ishte e pamundur, por kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë se ne nuk kemi kohë për të humbur. Që Shqipëria të anëtarësohet në BE duhet të performojnë me të njëjtën shpejtësi 157 institucione të vendit që kanë detyra specifike”, tha Rama.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734