Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti shqiptar

12 Dhjetor 2024 | 10:40

Bota e sportit është këtë të enjte në zi pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të futbollistit nga kosova, Erjon Morina.

Vetëm 22 vjeç, lojtari i skuadrës së Vushtrisë nuk arriti të fitojë betejën për jetën, pas një sulmi në zemër që pësoi disa muaj më parë.

Incidenti ndodhi në muajin tetor gjatë një seance stërvitore me skuadrën e tij, kur Morina pësoi një sulm kardiak që rezultoi fatal. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit në spital për ditë të tëra, i riu nuk mundi të mbijetojë.

Lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta e ka bërë të ditur babai i tij, Ilir Morina, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. “Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçosh gjithmonë,” ka shkruar ai.

Humbja e Erjon Morinës ka prekur thellë familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv, për ndarjen e parakohshme nga jeta të talentit të futbollit shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026