Vdekja e futbollistit 22-vjeçar, Osmani: Humbëm një talent premtues

12 Dhjetor 2024 | 15:14

Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Kosovë Daulina Osmani ka thënë se vdekja e futbollistit Erjon Morina është një humbje e madhe për futbollin kosovar pasi Erjoni kishte një të ardhme të ndritur përpara.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta e futbollistit të ri të klubit të Vushtrrisë, Erjon Morina. Futbolli kosovar humbi një talent premtues, i cili kishte një të ardhme të ndritur përpara. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, klubit të Vushtrrisë, miqve të tij dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Kosovë Daulina Osmani

Lajmin për ndarjen nga jeta të futbollistit Erjon Morina e ka dhënë të enjten në mëngjes babai i tij, Ilir Morina.

Ai ka vdekur në moshën 22 vjeçare disa javë pasi kishte pësuar sulm kardiak gjatë stërvitjeve me klubin e futbollit “Vushtrria”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026