Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë

13 Dhjetor 2024 | 10:49

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit është regjistruar në veri të vendit, në afërsi të malit Athos, një zonë e njohur për rëndësinë e saj historike dhe fetare. Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë rreth 4 kilometra.

Mediat greke raportojnë se ky ishte tërmeti i tretë i regjistruar në po të njëjtën zonë brenda pak orësh, duke ngritur shqetësime për aktivitet të shtuar sizmik në këtë rajon.

Deri në këto momente, nuk ka ende informacione zyrtare për dëme materiale apo të lënduar nga lëkundjet. Autoritetet greke janë duke monitoruar situatën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026