Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë

15 Nëntor 2024 | 11:06

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:46, në rajonin e Turqisë Qendrore, pranë qytetit të Malateas. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti u ndje në Doganşehir dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 8 kilometrash

Sipas raportimeve nga media turke Hurryet, nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, njoftoi se ekipet e AFAD dhe të gjitha institucionet përkatëse filluan menjëherë vlerësimin e situatës pas tërmetit.

Ai shtoi se deri tani nuk janë raportuar dëme të konsiderueshme dhe se raportet janë duke u analizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026