Milanoviq takohet me Kurtin: Kosova duhet të njihet nga të gjitha anëtaret e BE-së

13 Dhjetor 2024 | 20:20

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq ka zhvilluar një takim kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Zagreb. Milanoviq tha se të gjithë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, tashmë duhet ta bëjnë.

Kosova nuk njihet ende nga pesë vende anëtare të BE-së: Spanja, Qipro, Sllovakia, Rumania dhe Greqia qe nga shpallja e pavarësisë në shkurt 2008.

Milanoviq ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare të Kosovës.

“Të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare të Kosovës janë plotësuar dhe veçanërisht duhet të njihet nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, ka thënë Milanoviq.

Ai shtoi se Kosova ka mbështetjen e plotë dhe solide të Kroacisë në rrugën e anëtarësimit në të gjitha asociacionet ndërkombëtare.

Në komunikatën e Presidencës së Kroacisë është thënë gjithashtu se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjithashtu i domosdoshëm, pasi kjo do të nënkuptonte stabilitet më të madh në Evropën Juglindore.

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës ka takuar edhe kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe kryeparlamentarin Gordan Jandrokoviq.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike

Sot zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës për qytetarët e regjistruar për votim jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve të...
10:07 | 06/06/2026

Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Tivat ku po përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani-Perëndimor, tha se Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe...
15:35 | 05/06/2026

Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë

Tensione janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku Policia e Kosovës ndaloi përkohësisht kryetarin e komunës, Millan Radojeviç, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac,...
15:28 | 05/06/2026