“21 viktima në familjen Vesa”/ “Serbët më vranë motrën e mbesat, shpëtoi vetëm nipi”

14 Dhjetor 2024 | 18:25

Gazetarja Alice Taylor ishte në Gjakovë ku realizoi disa intervista me familjarë të viktimave të pafajshme të luftës në Kosovë. Në Inside Albania erdhën rrëfime të dhimbshme dhe të tmerrshme për krimet e serbëve në Kosovë.

Valon Byci tregoi historinë tragjike të familjes Vesa ku u vranë 21 persona dhe i vetmi i shpëtuar i cili mbeti i plagosur ishte nipi i Valonit, Dreni.

“Në familjen Vesa kam humbur motrën me tre vajzat e saj dhe i vetmi që ka shpëtuar ka qenë Dreni, është nipi im, i cili mbijetoi mes 21 peronave që i kanë masakruar dhe vrarë serbët. Motra ime e mori mbesën dy vjeçare afër vetes për ta shpëtuar nga plumbat dhe ajo ishte gjallë dhe kërkoi ndihmë prandaj Drenit i ka ngelur peng në jetë që nuk e shpëtoi dot se tymi kishte mbuluar shtëpinë dhe ai u largua i plagosur”, thotë Valon Byci.

Valoni tregon momentin kur e mori vesh lajmin në Kukës dhe takimin me nipin e plagosur te kampi italian në Shqipëri, të vetmin të mbijetuar nga masakra serbe në familjen Vesa.

“Ne shkuam si familje në Kukës se kishim të afërt atje dhe vëllai im mësoi ngjarjen që kishte ndodhur në familjen Vesa ku unë kisha motrën me mbesat dhe nipin. Ishte e pabesushme për ne dhe i thashë vëllait a je mirë se çfarë po thua për Valbonën dhe vajzat. Më tha, po Valon, vetëm Dreni është gjallë dhe i plagosur. Të nesërmen Dreni erdhi i  plagosur në Kukës te kampi italian. Shkuam ta shihnim Drenin atje dhë më pyesnin prindërit ku është motra me mbesat por dëgjuan Drenin dhe mësuan dhe ato për tragjedinë dhe ishin momente shumë të vështira ku i vetmi ngushëllim per ne ishte shpëtimi i Drenit. Nipin e çuan në Tiranë në spital dhe pasi u shërua shkoi në Kanada edhe sot gjendet atje po e ka të humbur nënën, tre motrat, por ishalla ai ka ditë të mira në këtë jetë”.

Valoni thotë se nipi, Dreni i kishte thënë që disa prej kriminelave i njihte dhe sot e kësaj dite ato janë të lirë dhe sipas tij ky është një zhgënjim shumë i madh.

Shikoni rrëfimet e plota në kanalin zyrtar të Euronews Albania në Youtube

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026