Hap fals për Liverpulin, Arsenal barazon pa gola me Evertonin, minuta për Brojën

15 Dhjetor 2024 | 12:38

Liverpool i Arne Slot nuk ka shkuar më shumë se një barazim në shtëpi, në duelin përballë Fulhamit, i mbyllur 2-2. Të kuqtë u penalizuan nga një karton i kuq i Robertson, ndërsa më herët miqtë kishin shënuar me Pereirën.

Gakpo riktheu baraspeshën në pjesën e dytë, por miqtë realizuan sërish me Muniz, ndërsa Jota vulosi përfundimisht barazi mes shifrave. Ky ishte barazimi i tretë për Liverpool në 15 javë të luajtura, ndërsa udhëheq Premier Leaguen.

Arsenali po ashtu hodhi një hap fals të shtunën, ku barazoi pa gola me Evertonin, ndërsa lajmi i mirë është se sulmuesi shqiptar Armando Broja luajti për 25 minuta. Asi kuqezi u ndëshkua me kartonin e verdhë, ndërsa u vlerësua me notën 6.8 nga Flashscore për performancën e tij.

Sa i përket sfidave të tjera të kampionatit anglez, fituan Newcastle, Ipswich dhe Nottingham Forest.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026