Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima dhe i plagosuri

15 Dhjetor 2024 | 13:58

Janë identifikuar shtetasit shqiptarë që ranë pre e një atentati mesditën e së dielës në Athinë.

Nga atentatit me armë zjarri mbeti i vrarë shtetasi Irakli Davella nga zona e Sarandës, ndërsa u plagos shtetasi Edi Lolo.

Sulmi ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit.

Media greke Protothema shkruan se autorët kanë qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të viktimave dhe personin që ka mbetur i vdekur është qëlluar me plumb në kokë.

Sipas informacioneve të deritanishme, viktima ishte shtetas grek, me origjinë shqiptare, pronar lokali në Peristeri, i cili gjatë verës merrte edhe automjete me qira në ishuj. Ai duket se ka mbajtur marrëdhënie miqësore me persona të lidhur me mafian greke, ndërsa i plagosuri është një shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.

Atenatorët ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot, që policia beson se do të thotë se ata e kishin planifikuar krimin dhe vodhën makinën pikërisht për të shkuar atje ku goditën viktimat e tyre. Mënyra se si vepruan tregon se atentati ishte i planifikuar.

Hetimet e para të policisë janë të përqendruara në larje hesapesh mes grupeve kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026