“Dita e Tokës Mëmë”, promovohen ushqimet e shëndetshme në Elbasan

15 Dhjetor 2024 | 18:53

Ushqimet bio  janë në rrezik zhdukje si pasojë e ushqimeve të shpejta, që po bëhen gjithmonë e më shumë një alternativë e parë. Ky fakt u vu në dukje edhe në  Ditën e Tokës Mëmë, ku  fermerët e Shirgjanit në Elbasan, organizuan një aktivitet me qëllim  promovimin e prodhimeve bio për një trup dhe mëndje të shëndetshme.

“Ne sot këtu paraqitemi me disa gatime tradicionale, të zonës së Shirgjanit por edhe gjithë trevës së Elbasanit. Këtu paraqitem edhe vajin e ullirit që është prodhuar nga varjetete autoktone, bixaj dhe kokërrmadh i Elbasanit. Zona jonë ka shumë gjera që mburret se ka shumë gjera, një nga specialitetet është tava kosit.”

“Janë të gjitha gatime që këtu janë të zonës, ka ngel tava e kosit që është me emër pastaj të tjera është dhe përsheshi i gjelit të detit, megjithëse e bëjnë dhe te tjerë ky i joni është special.”

FAO Organizata e OKB-së për Bujqësinë dhe Ushqimin ka konstatuar se 75% e varieteteve bimore të ngrënshme kanë humbur në mënyrë të pakthyeshme. Kjo humbje po shihet gjithnjë e më tepër si rrezik.

” Unë nuk them që po zhduken por mungon lënda e parë që edhe shumë njerëz nuk arrijnë që ti bëjnë këto gatime akoma. Sepse kemi një mungesë të lëndëve të parë, pra nuk kemi atë cilësinë. Unë nuk jam kurrë me atë që po humbet sepse te gjithë kanë nis ti japin rëndësi gatimeve tradicionale, por mungon lënda e parë”,- Naim Bashmili.

” Këto ushqime tradicionale që ne kemi duhet patjetër të promovohen, dhe ushqimet të konsumohen në lokalet agrotutizëm. Ideja jonë është të promovojmë jo vetëm ushqimim e shëndetshëm por edhe zhvillimin e turizmit”,-tha Artur Guni  Drejtori i Agjencisë së Kulturës dhe Turizmit Elbasan.

Ruajtja e këtyre sistemeve bujqësore është e rëndësishme për shëndetin thonë organizatorët, për kulturat tona dhe për t’iu lëne brezave të ardhshëm një planet më të pasur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026