KFOR shton masat për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit

15 Dhjetor 2024 | 14:09

KFOR ka shtuar masat për sigurinë ne Kosovë, pas sulmit  në kanalin  e Ibër-Lepencit. Me anë të një njoftimi për mediat, misioni paqeruajtës ka bërë me dije se ka nisur përgatitjet për planin mbrojtës të Manastirit të Deçanit.

Aty thuhet se Batalioni i Komandës Rajonale Perëndimore i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, në bashkëpunim me batalionin rezervë hungarez zhvilluan një stërvitje për zbatimin të planit të mbrojtjes për Manastirin në Deçan.

Stërvitja ka mundësuar përmirësimin e kapacitetit të vendosjes së njësive të reagimit të shpejtë, të kryera me mjete tokësore dhe me helikopterë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet më tej në njoftim.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in , në rolet e tyre përkatëse për garantimin e sigurisë në Kosovë thuhet në mbyllje të njoftimit të misionit paqeruajtës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026