Nënkoloneli i ushtrisë shqiptare shpallet qytetar nderi i Deçanit

25 Nëntor 2024 | 13:44

Për nder të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Deçanit nderoi nënkolonelin e ushtrisë shqiptare, Besnik Fana, duke i dhënë titullin qytetar nderi.

Në mbledhjen solemne për festat e nëntorit, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se në këtë mënyrë po nderojnë të gjithë ushtrinë shqiptare.

“Historia jonë është nëntori dhe marsi. Përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe pavarësi krijuan ngjarje që mbetën në kujtesën tonë, për të mos u harruar kurrë. Data 28 nëntor e vitit 1997 është data e shfaqjes së ushtrisë sonë më të lavdishme ndër shekuj – UÇK-së. Një betim për të qenë gjithmonë bashkë e për të mbrojtur idealet kombëtare… Kemi përzgjedhur nënkolonelin Besnik Fana jo si emër i përvetshëm por si emër ku nderojmë luftëtarin shqiptar dhe ushtrinë e Shqipërisë”, tha Ramosaj.

Nënkoloneli Besnik Fana, i cili u nderua me këtë titull, u zotua për punë të pakursyer në të mirë të vendit.

“Marrja e titullit qytetar nderi, sidomos në Deçan më besoni që i kalon kufijtë e emocionit. Një vend që historinë e kombit shqiptar e ka shkruar e rishkruar me gjak sa herë që ka kërkuar nevoja. Qytet që është djegur shumë herë por sa herë është djegur është bërë më i fortë e ndërtuar më i bukur. Si ushtarak i shqiptarisë dhe si qytetari më i ri i juaji, ju premtoj që angazhimi dhe përkushtimi për të mirën e këtij vendi do të jetë i pakursyer sa herë të jetë nevoja. Zoti e bekoftë popullin shqiptar”, tha Fana.

Besnik Fana është nderuar me mbi dhjetë medalje të ndryshme.

Ai e ka filluar karrierën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ka marrë pjese në tetë misione, Irak, Afganistan dhe Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026