Dyshohet se vrau 4 anëtarët e familjes së tij, arrestohet në New Mexico 16-vjeçari

15 Dhjetor 2024 | 21:31

Policia ka arrestuar një djalë 16-vjeçar në lidhje me vrasjen e katër anëtarëve të familjes së tij në një zonë rurale në shtetin amerikan të New Mexico, njoftuan sot autoritetet.

Sipas policisë, viktimat u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në rrethin e Valencias, raportoi AP. Emri i adoleshentit të arrestuar nuk bëhet i ditur pasi ai është i mitur.

Zëdhënësi i policisë Ray Wilson tha se i dyshuari ishte shumë i dehur dhe ishte dërguar në spital për detoksifikim.

Pasi të lirohet nga spitali, ai do të dorëzohet në një qendër paraburgimi për të mitur dhe do të akuzohet për katër akuza për vrasje, tha Wilson.

Sipas autoriteteve, djali ka telefonuar policinë natën e së shtunës dhe të dielës dhe ka thënë se ka vrarë të gjithë familjen e tij.

Me të mbërritur policia në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka dalë nga shtëpia me duar lart dhe është dorëzuar pa rezistencë.

Oficerët e policisë gjetën katër trupa të pajetë dhe një armë në tryezën e kuzhinës në shtëpi, tha AP.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë

Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day, 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në...
09:49 | 05/07/2026

Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë

Numri i personave të vrarë në tërmetet shkatërruese në Venezuelë është rritur në 2,954, njoftoi sot Presidenti i Asamblesë së atij vendi, Jorge Rodriguez. Siç...
09:13 | 05/07/2026

Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim

Ministri amerikan i Financave, Scott Bessant, njoftoi se, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vunë në...
09:10 | 05/07/2026