Përleshje brenda kazermave ruse, ushtarët çeçenë përplasen me koreano-veriorët

16 Dhjetor 2024 | 10:56

Trupat koreano-veriore që luftojnë krah forcave ruse në rajonin e Kurskut po përballen me numër të lartë viktimash dhe vështirësi në komunikim, sipas një raporti nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me seli në SHBA.

Forcat e Koresë së Veriut janë të vendosura në Kursk në përpjekje për të ndihmuar forcat ruse të rimarrin territorin e pushtuar nga Ukraina që prej gushtit. Megjithatë, ISW ka vënë në dukje sfidat që po pengojnë suksesin e përbashkët të këtyre forcave.

“Trupat e Koresë së Veriut po përballen me beteja të ashpra me viktima të shumta dhe problem është komunikimi i dobët me forcat ruse, gjë që ka ndërprerë koordinimin ushtarak midis tyre dhe ka minuar operacionet në terren,” thuhet në raportin e ISW.

Sipas Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, një përplasje përfshiu  trupat koreano-veriore dhe batalionin çeçen “Akhmat” Spetsnaz, pasi tetë ushtarë çeçen humbën jetën në front nga pengesa gjuhësore midis dy palëve.

Raporte të tjera sugjerojnë se një sulm me dronë ukrainas fundjavën e kaluar shkaktoi vdekjen e 200 ushtarëve rusë dhe koreano-veriorë.

ISW paralajmëroi se problemet e vazhdueshme të komunikimit midis trupave ruse dhe atyre koreano-veriore ka të ngjarë të vazhdojnë të shkaktojnë fërkime dhe të pengojnë operacionet ushtarake në rajonin e Kurskut.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026