Zelensky: 43.000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftë
Rreth 43.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një deklarim të rrallë për numrin e viktimave.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti ukrainas ka thënë se janë raportuar 370.000 persona të plagosur, ndonëse në këtë shifër ai ka thënë se përfshihen edhe ushtarët që janë plagosur më shumë se një herë.
Ai ka pretenduar se si pasojë e luftës janë vrarë 198.000 ushtarë rusë dhe janë plagosur 550.000 të tjerë.
Kievi dhe Moska kanë publikuar rregullisht vlerësime për humbjet që ka pësuar pala tjetër, mirëpo asnjëherë nuk kanë folur në hollësi.
Shifra e re në anën ukrainase përbën rritje të konsiderueshme të vdekjeve prej nisjes së luftës.
Zelensky pati thënë në shkurt të këtij viti se shifra e viktimave shkon në 31.000.
Vlerësimet e Zelenskyt për humbjet e palës ruse janë të ngjashme me ato që kanë ofruar zyrtarët perëndimorë, të cilët vlerësojnë se Rusia ka regjistruar 800.000 viktima, përfshirë të vrarët dhe të plagosurit.
Moska hedh poshtë këto shifra. Përmes një deklarate, Kremlini ka pretenduar se humbjet e ukrainasve janë “disa herë më të mëdha” sesa ato ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet